Shukri Buja

Buja: Buxheti i miratuar do ta falimentojë Kosovën sikur Greqia vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka drejtuar kritika ndaj buxhetit të Kosovës. Ai ka thënë se buxheti i miratuar do ta falimentojë Kosovën sikur Greqia vite më parë. Me këtë buxhet, Kosova ka hyrë në borxh publik 700 milionë euro, rrezikshmëria e Gjykatës së Arbitrazhit mund të shtojë Kosovës në një  miliard e gjysmë borxhe dhe Kosova po merr rrugën e Greqisë drejt falimentimit. Ai theksoi më tutje se investimet nuk janë për 46 për qind rritje, por shpenzimet janë për paga, mëditje dhe transfere.  Mandej nuk ka investime  për qytetarët e Kosovës, pastaj ligji i veteranëve sepse 38 milionë euro janë të pamjaftueshme  për veteranet sepse nuk janë as pensione ato që i marrin. Ne si deputetë jemi të  Kosovës dhe nuk duhet të rrezikojmë, duhet t’iu tregojmë se ky buxhet nuk është në të mirë të tyre, dhe as në mbrojtje të shtetit. Ky buxhet nuk është në mirën e zgjedhjes së pensioneve të veteranëve, ka deklaruar në mes tjerash deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …