leoni

Ukraina mish për top: Rreth 20 shtete të forta ushtarakisht do të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në këtë vend

Rreth 20 shtete do të dërgojnë një pako të re të asistencës ushtarake në Ukrainë, derisa lufta me rusët po hyn në muajin e tretë, ka njoftuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin. Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Ostin tha se afro 50 liderë të fushës së mbrojtjes nga e tërë bota, janë pajtuar të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në Ukrainë. Në veçanti është Danimarka ajo që u pajtua për dërgimin e lansuesit Harpoon dhe raketa të ndryshme, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë brigjet e saj. Ai ka refuzuar të thotë se Amerika  do të dërgojnë lansuar të avancuar raketash – që është një kërkesë prej kohësh nga autoritetet ukrainase. “Shumë shtete po dhurojnë artileri, sisteme mbrojtëse siç janë raketat kundër anije, tanke dhe mjete të blinduara”, shtoi Austin. Sa më shumë armë që të dërgohen në Ukrainë aq më shumë do të ketë viktima nfa të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …