Brickos

Ulrike Lunacek

Ulrike Lunaçek: BE-ja nuk do konflikt të hapur ndërkufitar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja nuk do konflikt të hapur ndërkufitar dhe për këtë është pajtuar edhe qeveria në Prishtinë. Ajo tha se i takon tani qeverisë së Kosovës që ta gjejë mënyrën e votimit në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit. Çështja e liberalizimit të vizave është në duart e Kuvendit të Kosovës, që duhet ta votojë demarkacionin me Malin e Zi dhe njëkohësisht në qeverinë e Kosovës, që duhet të ofrojë dëshmi konkrete për dënimin e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar, dhe nëse kjo nuk ndodh deri më 5 shtator, nuk mund të sigurohet as votimi në Parlamentin Evropian. Kosova duhet të përfundojë me dënimet e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar, ka nënvizuar Lunaçek.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …