Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Uran Ismaili: Ne se PDK ia kemi mundësuar Haradinajt postin e kryeministrit, tash e tutje do ta shikojmë interesin tonë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për kryetar të vendit e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme. Siç dihet i pari i AAK-së ka shprehur pretendimet e tij për këtë pozitë pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit. Ndërkohë që këtij të fundit i skadon mandati pesëvjeçar në fillim të vitit të ardhshëm, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se ai do të ishte njeriu më i duhur për të marrë këtë post. E derisa në AAK kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin asnjë kandidat tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se kjo parti ka bërë një lëshim kur kanë mbështetur Haradinajn për kryeministër. “Ne si PDK kemi qenë mjaft aktivë t’ia mundësojmë postin e kryeministrit AAK-së, por kësaj radhe duhet ta shikojmë interesin tonë dhe interesin e shtetit. PDK ka një obligim ndaj strukturave dhe anëtarësisë së vet dhe duhet ta shikojë interesin e vet”, është shprehur Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …