Brickos

Uran Ismaili

Uran Ismajli: Fajtorët e vdekjeve të dyshimta të pacientëve në QKUK do të japin përgjegjësi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka deklaruar se fajtorët e vdekjeve të dyshimta javëve të fundit të pacientëve në QKUK do të japin përgjegjësi. Ai ka thënë se shteti është duke kryer hetimet për vdekjet e javëve të fundit dhe sapo të dalë përfundimisht rezultati dikush do të japë përgjegjësi. Ka qenë rast shumë i rëndë dhe ka filluar me një rast tronditës jo vetëm për familjen por edhe për gjithë opinionin.  Janë marrë disa hapa të cilat i ka marrë QKUK, formimi i komisioneve e të tjera. Mbi bazën e hetimeve preliminare është dyshuar se nga ka mundur të jetë kjo dhe MSH ka dalë prapë me komisione të tyre që të jetë një hetim paralel, një mbikëqyrës që të shohë pistat e dyshimit. Kam kërkuar që investigimet të jenë në nivelin më të lartë. Përgjegjësi duhet të jepet. Në fund duhet të na jepet një përgjigje. A ka qenë vdekje natyrale apo vdekje e ndikuar nga diçka. Kushdo që ka qenë përgjegjës duhet të japë përgjigje”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …