Brickos

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjës u arrestuan 8 serbë për vrasjen e 120 boshnjakëve në periferi të Prijedorit në vitin 1992

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjës u arrestuan 8 serbë për vrasjen e 120 boshnjakëve në periferi të Prijedorit në vitin 1992

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës. me akuzë për krime lufte, sot janë arrestuar tetë serbë të Bosnjës, të cilët kanë kryer krime lufte në periferi të Prijedorit, bën të ditur agjencia turke e lajmeve “Anatolia”. Ata janë arrestuar  për shkak të ndalimit, maltretimit, vrasjes se 120 myslimanëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë. Viktimat e tyre pasi i kanë ndaluar, i kanë maltretuar e dhunuar,  pastaj  i kanë vrarë në vendin e quajtur “Mishka Glava”, në verë të vitit 1992. Janë arrestuar: Sllobodan Taranjac, Miodrag Glushaq, Ranko Babiq, Marinko Prashtallo, Ranko Doshenoviq, Zdravko Paniq, Trivo Vukiq dhe Milan Vuliq. Serbët në luftës e Bosnjës prej vitit 1992 e deri në vitin 1995 kanë vrarë më shumë se 100.000 myslimanë kanë plagosur qindra mijëra të tjerë dhe kanë ndërruar dhunshëm përbërjen etnike të Bosnjës e Hercegovinës. Vetëm në Srebrenicë, në prani të forcave “paqeruajtëse” holandeze, në verë të vitit 1995 gjatë dy ditëve  kanë vrarë, masakruar e zhdukur barbarisht 8.000 myslimanë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …