Urimi i kryetarit Haliti me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka uruar një fillim të mbarë, suksese dhe shumë arritje gjatë këtij viti shkollor.

Një urim të veçantë ua drejtoj fatosave tanë, të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Uroj që hapi i tyre i parë në rrugëtimin drejt dijes të jetë i mbushur me gëzim, kureshtje dhe momente të bukura, duke hedhur kështu themelet e një të ardhmeje të suksesshme.

Të gjithë nxënësve tanë u uroj shëndet dhe rezultate sa më të mira në mësime. Ju inkurajoj që me vullnet, përkushtim dhe punë të palodhshme t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe të përgatiteni për të ardhmen, sepse ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit vitias, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, duke i ndihmuar nxënësit tanë të zhvillojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre dhe të arrijnë majat e suksesit.

Komuna jonë, ka punuar dhe do të vazhdojmë të punojë për krijimin e kushteve sa më të mira në arsim. Edhe gjatë këtij viti shkollor do të vazhdoj të mbështes angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

Me dëshirën që viti shkollor 2026/2027 të jetë një vit i dijes, sukseseve dhe arritjeve të reja, ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor.

Paçi shëndet, suksese dhe shumë arritje, thuhet në urimin e kryetarit Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Dorëzohet planifikimi buxhetor i Komunës së Ferizajt për periudhën 2027–2029 K

Në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat e përcaktuara, sot drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, …