URIMI I MINISTRIT TË INFRASTRUKTIRËS, PAL LEKAJ PËR VITIN E RI

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një video-postimi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri, duke u bërë thirrje edhe për kujdes të shtuar në trafik. Në vijim ndiqni të plotë urimin e ministrit Lekaj me rastin e festës së vitit të ri: “Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen, ju them të gjithëve GËZUAR dhe urime për vitin e ri. Po ashtu ju bëj thirrje si në çdo rast tjetër, që të keni kujdes të shtuar në trafik. Urime viti 2019, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi, suksese e çdo të mirë në familjet e juaja!  Festoni e gëzohuni me momentet më të mira të festës. GËZUAR!”, thuhet në urimin e ministrit Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …