Ushtria e Izraelit ka vrarë brutalisht 52 palestinez dhe ka plagosur më shumë se 1.300

Ushtria e Izraelit ka vrarë brutalisht 52 palestinez dhe ka plagosur më shumë se 1.300

Sot në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem, të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 1,204 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë. Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’. Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit. Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë kanë qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, duke përfshirë Ivanka Trumpin, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …