Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, tha se për formimin e Ushtrisë duhet të vendosë  vetë shteti i Kosovës, mirëpo, bërja e vendit me ushtri po shihet ende si mundësi e largët. Stolenberg ka theksuar se NATO-ja nuk ka kompetencë për themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse kjo iu takon autoriteteve të vendit. Ndërkaq në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës besojnë se viti 2017 do të jetë viti i formimit të Ushtrisë së Kosovës. Remzie Zeqiraj, oficere për marrëdhënie me publikun në MFSK tha se besojmë dhe shpresojmë që përfundimisht viti 2017 do të jetë viti kur Kosova do të  bëhet me forca të armatosura, duke e realizuar kështu një dëshirë të kamotshme jo vetëm të MFSK-së, pjesëtarëve të FSK-së, por edhe të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës. Sipas saj, MFSK-ja dhe FSK-ja janë të gatshme për të marrë mision dhe detyra të reja.  Ne kemi kryer punën tonë dhe po vazhdojmë të punojmë më tutje sipas misionit aktual. FSK-ja është aktive në ruajtjen e kapaciteteve ekzistuese dhe e gatshme për marrjen e detyrave të reja që i janë paraparë misionit të FAK-ut, ka përfunduar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …