Ushtria e Serbisë ka mbajtur në gjirin e saj shqiptarvrasësin Rajko Kozllina edhe pas dënimit të tij nga gjykata

Krimineli serb, Rajko Kozllina, i cili ka vrarë 15 shqiptar dhe plagosur disa të tjerë në fshatin Tërnje të Therandës, ka punuar në Ushtrinë e Serbisë edhe pas shqiptimit të dënimit të tij simbolik  me15 vite me burg për vrasjen e 15 shqiptarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Radio Evropa e Lirë njofton më tutje se nga përgjigjja që ka marrë, krimineli Rajko Kozllina, në mënyrë të rregullt e ka marrë vendimin e shkallës së parë, më 1 gusht 2019, përmes komandës kompetente të Ushtrisë së Serbisë, në të cilën ai është i punësuar. Edhe aktgjykimi i shkallës së dytë iu dha atij gjithashtu përmes komandës së ushtrisë, në bazë të nenit 244, paragrafi 4, të Kodit të Procedurës Penale më 28.1.2020. Ndosnëse ai është dënuar me një dënim simbolik për vrasjen e 15 shqiptarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, ai nuk vuan dënimin e tij! Kohë më parë është njoftuar se ai nuk gjendet në burg por është larguar nga Serbia! Radio Evropa e Lirë njofton se ndonëse ka bërë përpjekje të mësoj për statutin e Rajko Kozllinës, dhe se për këtë ju është drejtuar me shkrim Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga asnjëra prej tyre ( ! ). Megjithëse Kozllinas iu dha aktvendimi përmes komandës së Ushtrisë Serbe, si punonjës i saj, Ministria e Mbrojtjes nuk u përgjigjet pyetjeve pse Rajko Kozllina mbeti një anëtar aktiv i ushtrisë edhe pasi u dënua për krime lufte kundër popullatës civile, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …