KF “UV Malisheva” edhe zyrtarisht e mori kupën e Kampionit nga FFK-ja

Në stadiumin e qytetit, KF “UV Malisheva”, edhe zyrtarisht e ka pranuar kupën e kampionit, në Ligën e Dytë, Grupi A, dhe me këtë është zyrtarizuar kalimi në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll. Kupën dhe medaljet, lojtarëve dhe stafit të klubit, ja kanë dorëzuar zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë ceremoni të organizuar, ishin prezent edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu –Ramaj, shefja e kabinetet të zyrës së kryetarit të komunës, Blerta Krasniqi, kryetari i KF “UV Malisheva”, Afrim Bytyçi, donatori kryesor i klubit, Njazi Bytyçi dhe Sinan Gegaj, vëlla i dëshmorit Liman Gegaj, emrin e të cilit e mbanë stadiumi i qytetit.

Pas përfundimit të ndeshjes së fundit si vendas dhe të parafundit të këtij kampionati, në mes të KF “UV Malisheva” dhe KF “Dardanët”, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, zyrtarët e FFK-së, edhe zyrtarisht ju dorëzuan medaljet lojtarëve dhe stafit, ndërsa Kupa e Kampionit në Ligën e Dytë, grupi A, ju dorëzua kapitenit të KF “UV Malisheva”, Shqipdon Morinës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …