Brickos

Në ambientet e e Sh.F.M.U. Afrim Gashi në Hajvali zbulohet busti i dëshmorit të kombit, Afrim Gashi

Në ambientet e Sh.F.M.U Afrim Gashi, në Hajvali u zbulua busti i dëshmorit të kombit, Afrim Gashi

Në ambientet e Sh.F.M.U. “Afrim Gashi”, në Hajvali, në ditën e  shkollës, që mban emrin e dëshmorit të kombit, sot është mbajtur manifestim përkujtimor me ç’rast edhe është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore nga drejtori i shkollës Xhevat Rafuna, dhe vëllai i dëshmorit Shaip Gashi, nënkryetari i komunës së Prishtinës,  Selim Pacolli dhe nga eprori  i Brigadës 138 bashkëluftëtari, Pren Marashi. Me një fjalë rasti drejtori Rafuna para të pranishmëve vlerësoi punën e mësimdhënësve por edhe përkrahjen e komunës për ngritjen e shtatores së heroit, Afrim Gashi. Eprori  i Brigadës 138,  Pren Marashi tha sa herë flasim për dëshmorët ne e shofim sa të vogël jemi ne.

Në emër të bashkëluftëtarëve ju uroj për shtatoren e heroit. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli përshëndeti nënën Ramizën që rriti djalin, dëshmorin e ardhshëm të Kosovës. Sot kjo shkollë ka një vlere tjetër. Ju mësimdhënës dhe nxënës keni një arsye më shumë tani e tutje. Kurse, Shaip Gashi,vëllai i dëshmorit falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen. Ne jemi krenar për veprën heroike të vëllait, përkundër dhembjes, tha ai. Pastaj u vendosen kurora lulesh dhe para të pranishmëve u shfaq një program kulturor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …