leoni

Nebih Rexhepi: Në cilën kohë jeton Lulzim Basha?

Për vizitën e Lulzim Bashës në Mbretërinë e Bashkuar u informova nga “kazani informativ” dixhitalb. Duhet theksuar se në këtë platformë nuk ke asnjë program informativ që nuk është me prapavijë politike të dyshimtë. Mirëpo për fat të mirë, po në këtë platformë TVSH ngadal po del nga ky kazan, që po shkrumon me para të pista. Hiç më larg se sot TVSH-ja më ktheu në atë krenarinë e kohës kur ishin demonstratat e vitit 1981, ku pikërisht aty shkrepte si vetëtima Dhimitër Gjoka, i cili po ashtu edhe tani po shkëlqen si në ditët më të mira, përfundimisht RTSH po del nga “kazani informativ”. Ky kazan plehrash informativ tërësisht është vënë në shërbim të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Për vizitën e Lulzim Bashës në MB as që më interesonte, por kur lexova se ai kishte përdorur një fjali tepër të shëmtuar dhe të rrezikshme :”prerje kokash”, ky jo rrallë nuk e kontrollon veten çfarë fletë. Ato fjalë të folën tek anglezët është :”sikur ta mësojë veza pulën”. Për këtë gjest të tij në Llap do thonin :”nuk i prehet dëm”

Lidhur më atë fjali “prerje kokash” unë dua ta sqaroj lidhur me atë fjali tendencioze. “Tower of London” Kulla e Londrës, unë nuk do të shkruaj asgjë për historikun e saj, por do të sqarojë se si e kam vizituar nga brenda. Para disa vitesh nga kureshtja me një shok timin vendosëm që në Londër ta vizitojmë “Tower Bridge” Urë Kulla e Londrës, njëra ndër urat më famoze në Botë, aty pranë është edhe Kulla e Londrës, shoku im më sugjeron që ta vizitojmë. Në Londër për veç parlamentit dhe orës “Big Ben” që janë më të vizituarat edhe këto dy kulla janë mjaftë të frekuentuara nga turistët që vijnë nga të katër anët e Botës. Dominojnë studentët dhe intelektual të profileve të larta.

Kur hymë në atë Kullë famoze ishte diçka e veçantë,  sepse më kërshëri ruhej trashëgimia kulturore, e që në Angli e ruajnë si Sytë e Ballit. Gjatë asaj vizite unë vërejta diqka trishtuese për mua. Ishin dy njerëz me garderoba tejet të çuditshme mbase edhe të frikshme. Por unë nga kureshtja iu afrohem dhe ua bëra pyetjen: “Më falni ju lutem, ç’ësht kjo garderobë e veçantë nga të tjerat”. Ata me buzëqeshje mu drejtuan : “A ke dëshirë ta dish”, jam tepër kurioz ta dij, u përgjigja.

Dy veta, njëri burrë e tjetra ishte një grua mbi moshën 60 vjeçare. Më shoqëruan deri te një kthinë gjysmë e errët. Vendi ku ata më drejtuan ishte ngjashëm sikurse tek ne në të kaluarën, ku në dhomën e gatimit ishte edhe oxhaku, sipër ishte një shufër hekuri e që në Llap e quanin vig. Kurse kjo në atë Kullë të Londrës ishte po në atë formë. Më pyetën shih lartë, diku afër 5metra lartësi, çka po vëren, u thashë se nuk po mund ta identifikoj saktësisht, po poshtë çfar shehë, ishte një kullë hekuri pakëz e lakuar. Mendova se është ndonjë kullë farkatari. Më në fund më treguan se ajo lartë ishte sëpatë e mprehtë me një lartësi afërsisht 5metra, shërbente për t’ua prerë kokat atyre që kundrshtonin poltikën. Për fat të keç kishte pasur prerje kokash mbretërish, kundërshtarëve politikë, këto dy kategori ishin më të shpeshtat. Unë dola me një trishtim që mezi e besoja. Sot kur e lexova se Lulzim Basha e kishte përmendur mu këtë rast me prerje kokash, unë se jam shtangur, dhe bëra  pyetje vetes në cilën kohë jeton ky njeri?

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …