Valdete Bajrami: Sa e nevojshme është që PDK-ja dhe LDK-ja të shkojnë në opozitë

Valdete Bajrami ka kërkuar dorëheqjen e ministrave: Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka kërkuar dorëheqjen e menjëherë të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni. Ajo tha se kjo dorëheqje është dashur të vinte pa ua kërkuar askush.  Deputeti i Nismës, Enver Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë së organet shtetërore nuk mund ta heqin përgjegjësinë për vdekjen e Astrit Deahrit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sot jemi këtu për ta trajtuar një çështje që është shumë e dhimbshme. S’ka asnjë dilemë se ai ishte në duart e shtetit dhe shteti s’mund ta heqë këtë përgjegjësi. Ai është akuzuar me një aktakuzë të rëndë dhe ne kemi pritur që ministrja e Drejtësisë të thotë diçka tjetër e jo retorikë politike. Me e pakta që është dashur të ndodhë është që Dhurata Hoxha dhe Skënder Hyseni të japin dorëheqje, ka thënë Hoti në seancën e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …