Valdete Bajrami kërkoi të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK

Valdete Bajrami: Sistemi shëndetësor është në gjendje të keqe e qytetarët nuk dinë se çka janë premiumet shëndetësore

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami tha se sistemi shëndetësor është në kolaps, por në Qeveri nuk janë në dijeni se sa njerëz presin që të dalin jashtë vendit për shërim. ‘‘Nuk ka shërim për ata që nuk janë në LDK dhe PDK , nuk janë të afërmit e juaj. Kjo qasja e juaj u kushton me jetë qytetarëve që presin aq gjatë që të shërohen jashtë sepse këtu nuk kanë mundësi. Kjo është politika e kapjes së shtetit nga ju dhe këtu nuk i ka shpëtuar as sektori i shëndetësisë”, tha Bajrami. Ajo kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të sqarojë nëse qytetarët janë të informuar se çka janë  premiumet shëndetësore sepse, nuk e kanë ide se çka janë ato.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …