Valdete Idrizi thotë se me qeverisjen e vendit nga PDK pensionet e veteranëve do të rritën në 300 euro

Valdete Idrizi thotë se me qeverisjen e vendit nga PDK pensionet e veteranëve do të rritën në 300 euro

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi ka thënë se kjo parti do të mbështesë veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve. Ajo ka thënë se kanë marrë mbështetje nga ta në takimin mbajtur në Mitrovicë duke premtuar rritjen e pensioneve për veteranët. “Mbrëmë takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, prej të cilëve morëm mbështetje të madhe. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë do të jetë pranë tyre dhe ruajtëse e vlerave të luftës. Në programin tonë të Rimëkëmbjes kemi paraparë njëë mbështetje modeste për veteranët, rritjen e pensioneve nga 170€ në 300€, ani pse nuk ka shumë a çmim që e paguan kontributin e tyre. Po ashtu kemi paraparë që çdo familje sa ka dëshmorë aq pensione do të marrin. Do të ndalet diskriminimi që ata të detyrohen të zgjedhin vetëm një pension. Do të marrin atë çka iu takon! Respekt e mirënjohje deri në përulje!”,ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …