Valmir Elezi

Valmir Elezi: Janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime, ndërsa 18 mijë e 876 zarfe janë refuzuar

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve,  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. Ai ka bërë me dije se janë rinumëruar 377 vendvotime, duke treguar se është duke vazhduar edhe procesi i vlerësimit të pakove që kanë ardhur nga diaspora.

Valmir Elezi ka sqaruar janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe janë të refuzuara. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”. Dy aktivitetet që po zhvillohen këtu: rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe  vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës, mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë”, ka saktësuar Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …