Behxhet Shala

Përmes Adem Demaçit, duan të faktorizohen ata që asgjë nuk kanë bërë për këtë vend, thotë analisti, Behxhet Shala

Duke shkruar  në përvjetorin e 85-të të lindjes së Adem Demaçit, bashkëvuajtësi i tij në burgje, analisti, Behxhet shala thotë se për ta vlerësuar Adem Demaçin, duhet të keni një të kaluar që është afërsisht me mendimin dhe qëndrimin politik si dhe aktivitetin kombëtar të Adem Demaçit. Sot, përmes Adem Demaçit duan të faktorizohen ata që asgjë nuk kanë bërë për këtë vend dhe që sakrifica më e madhe e tyre ka qenë se janë detyruar ta pinë një kokakola, pa akull. Po këta horra dhe ndryshqe morale, duan ta mbjellin një rivalitet midis Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës, që të dy tashmë të vdekur, që të dy me një qëllim por se kanë pasur rrugë të ndryshme për arritjen e atij qëllim. Prandaj, është tejet e pamoralshme përpjekja për faktorizim dhe përfitim, loja me dy personalitete që janë shtyllat kryesore, i pari që nga vitet e ’60-ta e deri sa ka vdekur, Baca Adem Demaçi dhe i dyti, nga viti 1989 e deri në fillim të luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës në me krye komandantin Legjendar, të pavdekshmin dhe të papërsëritshmin Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …