Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar, veprimtarin e mirënjohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në 85 vjetorin e lindjës. Haradinaj ka shkruar me këtë rast se simboli i Rezistencës kombëtare, Adem Demaçi na ka mësuar rrugën e lirisë. Kur të tjerët u ndalën, ti e vazhdove. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve. Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë, nga liria jote. Urime ditëlindja baca Adem!”, ka shkruar Ramush Haradinaj në një postim të tij në 85-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, i cili sot u përkujtua me disa aktivitete tematike e përkujtimore.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …