Brickos

Zymer Mehani

Zymer Mehani: E paarritshme

(Dedikim për veprimtarin e çështjes sonë kombëtare, Bacë Adem Demaçi, me rastin e ditëlindjes: 26 shkur 1936)

E paarritshme është lartësia ku u ngrite.
Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje.
Është fare e kotë dhe krejt humbje kohe,
Se s’mund ta mbajmë hapin, me Ty, o Promethe.

Vetëm zëri i mekur i popullit të robëruar,
Ty ta dha guximin dhe të trimëroi.
Vetëm dashuria që pate për Kosovën,
Të dha shumë fuqi dhe të pavdekësoi.

Monument i gjallë je në zemrat tona,
Krenari e kombit , nip i Skënderbeut.
Për lirinë e popullit në burgje u burrërove
Diçka që s’ka ndodhur te popujt e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …