N.P.L,,Higjiena’’ në Deçan ecën drejt e me hapa të sigurt

Kryeshefi ekzekutiv i N.P.L,,Higjiena’’ në Deçan Kastriot Hulaj dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi në vlerë prej 192,870.00 € prej të cilave 150,000.00 € janë ndarë për ndërtimin e objektit të ri të administratës së Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan dhe 42,000.00 Euro për shpenzime operative të ndërmarrjes. Me këtë rast kryeshefi Hulaj e falënderoi ministrin Nitaj për përkrahjen e dhënë nga koha e marrjes së pozitës së ministrit. Ndërmarrja “Higjiena” çdo ditë e më shumë po zgjerohet, duke u bërë shembull e krenari për qytetin tonë. Një mjedis i pastër, dhuron jetë të shëndoshë. Prandaj, të kontribuojmë secili nga ne, që në një mënyrë a tjetrën, të jemi shembulli ideal i një toke të pastër, me shumë gjelbërim e pa mbeturina!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …