Të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit deri në Qershor të këtij viti do të kenë ndriçim publik

Në kuadër të ,,Programit për Energji Efiçiente në komunën e Deçanit’’ komuna ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Efiçencë te Energjisë në bashkëfinancim ku janë duke vazhduar me shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik. Në fazën e parë të këtij projekti e cila do të mbyllet në muajin Prill, janë të përfshira të gjitha rrugët kryesore të fshatrave të komunës së Deçanit, ku në disa fshatra tashmë edhe është funksional rrjeti, ndërsa në fazën e dytë të këtij projekti e cila do të filloi nga muaji Maj dhe do të mbyllet në muajin Qershor do të përfshihen të gjitha degëzimet dhe rrugët e asfaltuara në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, kështu tha Drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni. Prioritet i qeverisë komunale mbetet kompletimi i projekteve infrastrukturore që janë elementi bazë të cilësisë së jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të komunës së Deçanit. Komuna e Deçanit dhe kryetari Bashkim Ramosaj, do të vazhdojnë me projekte të tjera në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …