Murati

Valon Murati: Veriu vazhdon të jetë një barrë e rëndë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se veriu vazhdon të jetë një barrë e rëndë për Kosovën. Ai theksuar se politika, jo vetëm që e ka injoruar veriun, por e ka drejtuar debatin për zgjidhjen e problemit të tij në funksion të luftës së brendshme politike. Në një intervistë për “Epokën e re”, Murati ka deklaruar se qasja e deritashme e kryeministrit Kurti nuk ka zgjidhur asgjë në veriun e vendit.  Ndërsa duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Murati ka thënë se themelimi i tij do të shndërrohej në një gur të rëndë mbi shpinën e shtetit të brishtë të Kosovës. Në këtë kontekst, Murati ka thënë se në situatën në të cilën është Kosova, nën presionin për të zbatuar asociacionin dhe për t’u bërë pjesë e një marrëveshjeje që nuk është zgjidhje e problemeve me Serbinë, qasja më e duhur është që në tavolinën e bisedimeve të shtrohet për zgjidhje edhe çështja e Kosovës Lindore. Ripërcaktimi i kufijve do të shënonte përmbylljen e kapitullit të konfliktit shqiptaro-serb në Ballkan dhe besoj se do të shënonte fillimin e një epoke të re në këto marrëdhënie e në kuadër të tyre edhe të Kosovës me Serbinë”, ka thënë Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …