Vazhdohet me sanimin dhe rivitalizimin e rrugëve në lokalitetet e komunës së Vitisë

Projekti i sanimit dhe rivitalizimit të rrugës “Sylejman Aga”në Pozheran , është në realizim e sipër dhe punimet në këtë rrugë, nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Komunës Sokol Haliti. Ai me këtë rast, ka ritheksuar se Institucionet Komunale po vazhdojnë me përkushtim në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e kësaj komune, ndërkohë ka përmendur edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar që lidhin lokalitetet mes vete. Rruga që është asfaltuar sot është degëzim nga rruga kryesore dhe që shpie tek xhamia e Pozheranit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025

Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin …