Komuna e Vitisë dhe USAID-i  së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që synon të përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore

Përfaqësues të projektit  që ka të bëjë me qeverisjen e pronës nga USAID-i amerikan, janë pritur sot në zyrën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, me që rast  është diskutuar rreth aktiviteteve  që synojnë përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, reduktimin e korrupsionit, rritjen e fuqizimit të grave dhe përmirësimin  e drejtave formale të pronës në investimet në pronën e paluajtshme. Kryetari Haliti, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti që parasheh aktivitete në periudhë 5 vjeçare. Ai ka theksuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka pasur ndër vite me USAID-in amerikan dhe ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë komunës së Vitisë. Ndërkohë drejtoresha  e këtij projekti Jennifer Ober, është shprehur se qëllimi parësor i tyre është që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtën pronësore, ne veçanti gratë. Ajo bëri të ditur se aktualisht janë përzgjedhur 12 komuna të Kosovës me të cilat bashkëpunon USAID-i dhe në vazhdën e kësaj janë bërë analiza në këto komuna , ku sipas kësaj analize del se pronësia te gratë është rrit dukshëm, që do të thotë se aktiviteti ka pasur rezultat të mirë. Ajo gjithashtu ka potencuar se Aktiviteti Qeverisja e Pronës, do të fokusohet në forcimin e sistemit të të drejtave  pronësore, duke përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale të komunave dhe ofrimin e shërbimeve që qytetarët kanë nevojë për të formalizuar dhe regjistruar të drejtat e tyre. Ndërsa Ramadan Klisurica, zv. drejtor i këtij projekti, tha se Aktiviteti po ashtu do të ndihmoj në mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve me qeverinë lokale, koordinimin me këshillat lokale në Zhvillimin e Planeve Zhvillimore Komunale , si dhe do të mbështes themelimin e Forumeve të Transparencës së bashku me organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat, gazetarët dhe qytetarët e interesuar për të mbikëqyrur, monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e planeve zhvillimore komunale. Ai njoftoi kryetarin Haliti se brenda datës 20 deri 28 qershor do të përgatitet edhe memorandumi i bashkëpunimit që do të nënshkruhet me komunën e Vitisë, për të filluar me realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …