Merdare

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në drejtim të Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në drejtim të Serbisë. Mërgimtarët tanë që pas festave të fundvitit po kthehen në vendet perëndimore në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdare po përballen me pritje të gjata, disa orësh ndërsa në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje. Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare me Serbinë në Merdare janë të gjata afër një kilometër dhe duhet pritur deri në 2 orë për të hyrë në territorin e Serbisë për të vazhduar më tutje drejt shteteve perëndimore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …