leoni

Vazhdojnë punimet për riparimin e shkollave në komunën e Rahovecit

Në kuadër të zbatimit të projektit për riparime në shkolla, po vazhdojnë punimet për riparimin e brendshëm të objektit të SHFMU “Gëzim Hamza-Piktori” në qytet dhe në objektin e SHFMU “Rudolf Walther” në Dobidol po bëhen këto punë: Heqja e dyerve të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me dyer të reja, Instalimi i ndriçimit të ri, dhe Suvatimi i mureve me fasadë. Me këtë investim të komunës së Rahovecit, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në muajin shtator do të kenë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor. Këto punime do të mbarojnë gjatë kohës së pushimeve verore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …