Vazhdojnë reagimet e kundër reagimet në mes të VV-së e Nismës Socialdemokrate

Vazhdojnë reagimet e kundër reagimet në mes të Vetvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se është befasuar me Lëvizjen Vetëvendosje se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme dhe pastaj kërkoi që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme. Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshojë Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme?, ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Naga ana tjetër, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Nisma është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm e vetëm që ta kalojnë pragun zgjedhor. Ai ka shtuar më tutje se eksponent të Nismës posa e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja  e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës dhe mandej kur nuk mundën t’ia arrijnë kësaj, ata e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim nja 3 mijë vota Listës Serbe, ku nuk dëmtohet me asnjë deputet i kësaj liste por dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje. Ky ka qenë skenar për ta luftuar Vetëvendosjen, ka theksuar nënkryetari i saj, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …