Vazhdon punimet në realizimin e projekteve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit

Gjatë muajit mars të vitit 2016, në Komunën e Rahovecit kanë filluar punët në disa projekte, ku disa prej tyre  kanë përfunduar ose pritet që të përfundojnë në një kohë të shkurtër. Të gjitha projektet, të cilat kanë filluar dhe janë duke u realizuar punimet kanë për qellim, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe infrastrukturës rrugore.

Në lidhje me projektet të cilët kanë përfunduar dhe të atyre që janë duke u punuar z. Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se projekte të cilat kanë përfunduar gjatë vitit 2016, është kanalizimi fekal në fshatin Pastaselë, kanalizimi fekal në lagjen “Potok”, rregullimi i murit mbrojtës në fshatin Hoçë e Vogël, ndërsa gjatë javës pritet që të përfundoj kanalizimi fekal, faza e fundit në fshatin Polluzhë

Kurse për projektet të cilët janë duke u punuar drejtori Behra thotë se është duke u punuar në rrugët që lidh rrugët “Gëzim Hamza-Piktori” me rrugën “28 Nëntori” tek shkolla e mesme “Xhelal Hajda-Toni” në qytetin e Rahovecit, kubëzimi i rrugëve në fshatrat Sopniq,  Kramovik , përgatitja për asfaltimin e rrugës Pastaselë-Koznik, ujësjellësi në fshatin Pastasellë.

Projekte të tjera në të cilat është duke u punuar është edhe  projekti i cili ka të bëjë me rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit, projekt ky i cili është pritur shumë mirë nga ana e të gjithë bujqve të Komunës së Rahovecit.

Kurse projektet që janë duke u punuar të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës shkollore janë rregullimi i oborrit të shkollës fillore “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i objektit të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë. Po ashtu, në qytetin e Rahovecit është duke punuar në projektin e ndërtimit të objektit për banim social.

Nga buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2016, janë planifikuar që të realizohen edhe projekte të tjera, të cilat pritet që të fillojnë punët në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …