Vazhdon takimi publik në Ratkoc, Dejmë, Vrajak, Bratotin, Malësi e Vogël dhe Gexhë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, në Ratkoc me banorë të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotinë, Malësi e Vogël dhe Gexhë. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Ndërtimi i rrugëve fushore, vazhdimi i rregullimit të shtretërve të përrenjve, ndriçimi publik, shtylla elektrike, mirëmbajtjen e varrezave, kanalizimi, pastrimi i kanaleve të ujërave të zeza etj.

May be an image of 3 people, people studying and clarinet

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …