Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, Drejtoria Komunale për Arsim në komunën e Rahovecit, pajisi me mjete konkretizimi dhe laboratorike dy kabinete:
✅ Kabinetin e Biologjisë
✅ Kabinetin e Artit Figurativ
Me këto pajisje laboratorike, nxënësit do ta kenë shumë më të lehtë që njohuritë teorike t’i demonstrojnë në praktikë dhe përmes tyre do të nxitet talenti, prirjet dhe idetë kreative të nxënësve, në mënyrë që cilësia në arsim të rritet edhe më shumë. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle!