Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me virusin korona. vetëm sot janë konfirmuar 704 raste të reja, ndërsa janë shëruar 342 pacientë

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me virusin korona, vetëm sot janë konfirmuar 704 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …