BE-ja urdhëron Qeverinë e Kosovës ta ndërprejë reciprocitetin ne Serbinë

Vazhdon trendi i rritjes së importit të mallrave nga Serbia

Vazhdon trendi i rritjes së importit të mallrave nga Serbia. Kjo ka bërë që vetëm në pesë mujorin e parë të këtij vitit, vlera e prodhimeve të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë të arrij në 130 milion euro. Kjo shifër është për 25 milion euro më e lartë se sa vlera e prodhimeve që ka shit Serbia në Kosovë për 5 muajt t parë të vitit 2021. Njohës të ekonomisë kanë deklaruar se ky importim është më i larti në katër vitet e fundit. Duke komentuar këto të dhëna,  kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë se mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhuesve vendor, e cila do të ndikonte në uljen e importit nga shteti serb. Njohës të ekonomisë kanë vlerësuar se këto të dhëna tregojnë më së miri se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur parimet e saj, të dhëna gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe kundërshtonte importimin e mallrave nga Serbia. Agjencia e lajmeve “Kosovapress” njofton se ka kërkuar përgjigje nga Doganat e Kosovës për këtë rritje të jashtëzakonshme të importimit të mallrave nga Serbia por nuk ka marr përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …