Vendi ynë ka pësuar rënie të ndjeshme në indeksin e lirive ekonomike gjatë Qeverisë Kurti

Vendi ynë ka pësuar rënie të ndjeshme në indeksin e lirive ekonomike gjatë Qeverisë Kurti. Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka bërë të ditur se sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024  Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë. Ajo ka shkruar më tutje se këto të dhëna janë edhe një dëshmi tjetër për regresin e Kurtit. “korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike” ka shkruar mes tjerash deputetja, Hikmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i …