Vendimi për krerët e UÇK-së, në Hagë ende pa datë

Më 18 maj 2026 bëhen 90 ditë nga përfundimi i procesit të fjalëve përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në gjykatën speciale në Hagë, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas rregullave të Gjykatës Speciale, trupi gjykues duhet të shpallë vendimin brenda këtij afati, megjithatë ende nuk është caktuar një datë zyrtare për aktgjykimin përfundimtar. Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka konfirmuar se momenti i shpalljes së vendimit mbetet i pacaktuar dhe se publiku do të njoftohet sapo gjyqtarët ta përcaktojnë datën. “Data e saktë për shpalljen e vendimit nuk dihet ende, por publiku do të njoftohet kur gjyqtarët të caktojnë një datë,” ka deklaruar ajo. Griep nuk e ka përjashtuar mundësinë që trupi gjykues të kërkojë kohë shtesë përtej 90 ditëve, nëse rrethanat e rastit e kërkojnë një gjë të tillë, në përputhje me rregulloren e brendshme të gjykatës. Sipas Rregullës 159 të gjykatës speciale, aktgjykimi i shkallës së parë duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes, me mundësi zgjatjeje deri në 60 ditë shtesë në raste të arsyetuara, ndërsa çdo vonesë duhet të shoqërohet me arsyetim publik. Gjatë fjalëve përmbyllëse, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre nga të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa prokuroria ka kërkuar dënime të rënda, duke propozuar 45 vjet burgim për secilin, ose gjithsej 180 vjet për të akuzuarit në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …