UCK

Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret në Amerikë e Kanada reaguan lidhur me Aktakuzën e Speciale kundër kreut të luftës

Veprimtarët e ish Fondit “Vendlindja Thërret” për Amerikë dhe Kanada si dhe Themeluesit e Organizatorët të Formacioneve Ushtarake të UÇK-së, të Batalionit Atlantiku në SHBA, kanë reaguar lidhur me Aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Aktakuza dhe dërgimi në Hagë, nga Gjykata Speciale, për Hashim Thaqin, kryetar  i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK – së, Rexhep Selimi deputet, dhe Jakup Krasniqi ish Kryetar i Kuvendit, është vazhdimësi e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoi me UÇK-në thuhet në  reagimin e veprimtarëve të  ish Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …