leoni

Vesel Krasniqi: Do të jem zëri i bizneseve të Kosovës

Vesel Krasniqi: Do të jem zëri i bizneseve të Kosovës

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, zhvilluan sot një takim virtual me përfaqësues të bizneseve, me të cilët biseduan për situatën e tyre të krijuar si pasojë e pandemisë CoVID-19.  Ministri Krasniqi falënderoi z. Zeka për organizimin e këtij forumi virtual, duke theksuar se do të jetë zëri i të gjitha bizneseve të Republikës së Kosovës.  Ai theksoi se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë CoVID-19, ndër të tjera po shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të bizneseve të gastronomisë si dhe mundësimi i shërbimit “Take away” përgjatë 24 orëve.  Po ashtu, ministri Krasniqi tha se pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, do t`i hapet rruga Qeverisë së Kosovës për t`i ndihmuar bizneset në përballimin e kësaj situate.

Nga ana tij, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se do të jetë përherë zë mbështetës për bizneset në mënyrë që t`u jepet zgjidhje sfidave të tyre në këtë situatë pandemie. Ai theksoi se Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike ka marrë vlerësim të kënaqshëm, por që nuk është e mjaftueshme duke qenë se pandemisë aktualisht nuk po i dihet fundi.

Në takim u bisedua edhe për implementimin e Ligjit për Investime Strategjike, me ç ‘rast ministri Krasniqi tha se është formuar një komision ndërministror për këtë çështje dhe njëkohësisht premtoi përkrahje për të gjithë investitorët strategjikë, që shprehin gatishmëri për të investuar në vendin tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …