Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari

Veseli: Albin Kurti iku nga përgjegjësitë dhe ia vulosi fatin politik vetes së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministri, Albin Kurti për të cilin theksoi si i ka ikur përgjegjësisë dhe ia ka vulosur fatin politik vetes së tij. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shtuar më tutje se si duket, ikja është puna që ky Kryeministër di ta bëjë më së miri. Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancën më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër. Në kohën e një ankthi kolektiv të ballafaqimit me pandeminë, kur familjet tona janë të shqetësuara për fatin e secilit, të humbet arsyeja dhe të krijohet krizë për hesape personale dhe partiake, është më tepër se papërgjegjësi institucionale. Si opozitë, në parim, ne e mbështesim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por kjo s’do të thotë se ne do të ndryshojmë kursin dhe statusin aktual politik. Në rrethana normale, do të kërkonim zgjedhje të parakohshme. Por, me pandeminë këtu – e dimë se kjo është e pamundur aktualisht, ka deklaruar në mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …