Veseli: Asnjë institucion nuk mund të jetë efikas nëse përgjegjësitë udhëheqëse nuk ndahen mes dy gjinive

Veseli: Asnjë institucion nuk mund të jetë efikas nëse përgjegjësitë udhëheqëse nuk ndahen mes dy gjinive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim gratë udhëheqëse nëpër institucionet e sigurisë së vendit. Ai ka falënderuar për punën e mirë që po bëjnë duke thënë se ato janë model për shoqërinë. “Asnjë institucion në Kosovë nuk mund të jetë efikas në punën e vet, nëse detyrat dhe përgjegjësitë udhëheqëse nuk ndahen mes burrave dhe grave”, ka thënë Veseli. “Sot takova gratë udhëheqëse nëpër institucionet e sigurisë së vendit tonë. I falënderova për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe po bëjnë. Vlerat dhe përkushtimi i tyre janë model për shoqërinë tonë”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …