Brickos

Veseli: Bekim Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit, por do t’i ndihmojnë edhe më tutje

Veseli: Bekim Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit, por do t’i ndihmojnë edhe më tutje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se me entuziazmin që po sheh, do të fitojnë në shumicën e komunave për t’i zhvilluar ekonomikisht ato, derisa shtoi se Bekim Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit. Veseli me rastin e prezantimit të kandidatëve të kësaj partie për asamble komunale në Skenderaj, tha se jo rastësisht Skenderaj ka qenë djepi i UÇK-së dhe PDK-së, ndërsa shprehur bindjen se fitorja do të jetë e thellë në këtë komunë.

 

“Me këtë entuziazëm që e shoh, që nga Dragashi, Kamenica, Mitrovica, Ferizaj, Klina, Peja,  më 22 tetor, PDK do ta shënojë fitoren më bindëse që ka pas në zgjedhjet lokale…. i madh e i vogël më 22 tetor, jo për inat të askujt me dal dhe me votu për Skenderajn sepse duhet të marrim përgjegjësin si qytetar dhe me ndryshuar Skenderajn bashkërisht. I ftoj të gjithë qytetarët e Skenderajt që të dalin i madh e i vogël në zgjedhje dhe ta përkrahin PDK-në, jo për inate të askujt por për vet Skenderajn dhe qytetarëve të tij “, tha ai.

Kreu i PDK-së theksoi se Kosova ka ecur përpara mjaft shumë, porse ende ka sfida, ndërsa e gjithë kjo ecje përpara është falë PDK-së dhe udhëheqjes së saj. Veseli tha se PDK ka kandidatë dhe janë krenarë për këtë, dhe do ta sjellin në krye të komunës Bekim Jasharin. Veseli tha se Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit, por do t’i ndihmojnë edhe më tutje. Ai është zotuar se bashkë me Lushtakun dhe kryetarin Jashari të gjitha projektet e komunës së Skenderajt do të jetësohen.

 

“Po kemi kandidat dhe jemi krenar që e kemi atë kandidat dhe nuk do ta lëmë vet, do ta zgjedhim më 22 tetor Bekim Jasharin por as pas kësaj date nuk do ta lëmë vetëm, pos si për Bekim Jasharin si për të gjithë kryetarët e i komunës të cilën e udhëheq nga PDK-së që të jetë transparencë, afërsi me qytetarin dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojë njerëzve “, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …