Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Tusk dhe Junker kërkojnë nga Haradinaj normalizimin e raporteve me Serbinë dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një telegram urimi nga Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker. Në urimin e tyre thuhet se në mars të vitit 2017, Këshilli i Evropës ritheksoi mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që vendi i interesuar plotëson të gjitha kushtet, ruan raporte të mira me fqinjët e saj dhe zgjidh dallimet me anë të mjeteve paqësore. Në këtë kontekst, normalizimi i mëtejshëm i raporteve me Serbinë nëpërmjet Dialogut të Ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani mbetet një kusht për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj për integrim në BE. Shpresojmë që qeveria juaj merr mundësinë për udhëtim pa viza për qytetarët tuaj në Bashkimin Evropian duke i përmbushur dy kërkesat e mbetura – demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe historiku solid në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar thuhet në telegramin e zotërinjve Tusk dhe Junker.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …