Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Veseli: Do ta zgjidh çështjen e mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës çlirimtare

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Kadri Veseli ka thënë se do ta zgjidh çështjen e mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës çlirimtare. Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidat për postin e kryeministrit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …