Veseli: Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe garantuar sundimin e ligjit mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës

Kadri Veseli: Vetëm duke luftuar korrupsionin mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka takuar një biznesmen që ishte viktimë e uzurpimit të pronave, të cilat i kishte privatizuar më herët. Veseli ka thënë se nisma që kishte ndërmarrë për lirimin e pronave të uzurpuara, përveç që ia ka kthyer pronat Naser Januizt, ia ka kthyer edhe besimin tek e ardhmja e Kosovës dhe do të investojë edhe më shumë kapital, që të hap vende të reja pune dhe të punësojë sa më shumë të rinj. Kreu i PDK-së u ka kërkuar edhe komunave që të angazhohen më seriozisht për lirimin e pronave të uzurpuara, të cilat janë përgjegjësi e tyre.

“U takova me Naser Januzin nga Barileva e Prishtinës, i cili ishte viktimë e fenomenit të uzurpimit të pronave. Për vite me radhë ai nuk ka pasur mundësi t’i shfrytëzojë tri lokalet që kishte privatizuar me të ardhurat e mbledhura prej punës së tij në Gjermani. Nisma që mora për t’i larguar të gjithë abuzuesit nga pronat e uzurpuara ia ka kthyer edhe Naserit pronat që i takojnë. Jo vetëm kaq, por ia ka kthyer edhe besimin tek e ardhmja e Kosovës dhe do të investojë edhe më shumë kapital, që të hap vende të reja pune dhe të punësojë sa më shumë të rinj. Tani e kanë radhën komunat që të angazhohen më seriozisht dhe t’i lirojnë edhe qindra prona të tjera që mbahen kundërligjshëm të uzurpuara. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe garantuar sundimin e ligjit mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës, si Naserin dhe shumë të tjerë, që të kthehen dhe të investojnë në të ardhmen e atdheut tonë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …