Brickos

Veseli e Limaj kanë uruar mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit-7 Marsin

Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, mësimdhënësit janë uruar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Në urimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit thuhet se shkolla dhe mësuesit tanë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e identitetit kombëtar, emancipimin e shoqërisë dhe edukimin e saj. Mësimdhënësit ishin heronjtë e së kaluarës dhe do të jenë heronjtë e formësimit të së ardhmes sonë të përbashkët. Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka shkruar se duhet të ju jemi mirënjohës të të gjithë mësuesve për kujdesin dhe këmbënguljen, që me dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndër breza krijuan tek secili prej nesh vlerat më të larta njerëzore e kombëtare. Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dija dhe dashuria për Atdheun. Dëshira për sa më shumë dije, përherë ka qenë dhe mbetet dëshirë për forcim të identitetit tonë kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …