Veseli i fton në takim koordinues për Dialogun Thaçin, Haradinajn, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e opozitës

Veseli i fton në takim koordinues Thaçin, Haradinajn, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e opozitës

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përsëri po bën përpjekje për një takim koordinues me të gjithë përfaqësuesit për dialogun me Serbinë. Ai i ka ftuar në takim koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi kryetarin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, ky takim pritet të fillojë na ora 11:00 të ditës së nesërme. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mbahen takime të tilla mirëpo, përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare edhe më tutje vazhdojnë ta kundërshtojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …