Veseli: Kosova duhet të ketë qëndrim unik rreth platformës së vet në dialog

Veseli: Kosova duhet të ketë qëndrim unik rreth platformës së vet në dialog

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të subjekteve politike, lidhur me rezolutën e propozuar për dialogun me Serbinë. Takimin, në të cilin morën pjesë përfaqësues të partive politike në koalicion, si dhe të dy partive opozitare, Partisë Social-Demokrate dhe Alternativës, kryeparlamentari Veseli e konsideroi shumë konstruktiv. Duke bërë thirrje për konsensus të përgjithshëm, kreu i Kuvendit tha se Kosova duhet të ketë me një zë dhe një qëndrim rreth platformës së vet.  “U takuam me disa nga kolegët e opozitës në përpjekjen për të ndërtuar një konsensus për integritetin territorial të Kosovës. Ishte takim shumë konstruktiv. Sot kemi qenë bashkë për të forcuar pozicionin e Kosovës në dialog. Kreu i Kuvendit shtoi se ishte pajtim i të gjithëve se duhet të ketë qëndrim për shtet sovran dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …