Veseli: Marrëveshje për Demarkacionin do të vihet në votim sapo të sillet nga Qeveria

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti në takim përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Frederika Mogerini. Në takim u bisedua për të arriturat, vështirësitë dhe synimet e vendit tonë. Ndërkohë, duke folur për çështjen e demarkacionit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë. Ai shtoi më tutje se qytetarët e Kosovës janë gjeografikisht, politikisht, kulturalisht pjesë Evropës. Prandaj, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …