Veseli priti në takim delegatët që shpallën Deklaratën Kushtetuese

Veseli priti në takim delegatët që shpallën Deklaratën Kushtetuese

Shpallja e Deklaratës Kushtetuese ishte vullneti i të gjithë shqiptarëve të Kosovës për të përcaktuar pozitën kushtetuese dhe juridike të vendit. Kështu thanë delegatët, të cilët 26 vite më parë shpallën Deklaratën Kushtetuese për pozitën e re kushtetuese të Kosovës. Për nder të kësaj dite, kryekuvendari Kadri Veseli organizoi një pritje solemne për ish-delegatët e Kuvendit të Kosovës si dhe familjarë të tyre. Sipas tij, 2 korriku ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike dhe me orientim të qartë properëndimor. “Kjo deklaratë ishte një moment i forcimit të mëtutjeshëm të unitetit kombëtar në Kosovë rreth vizionit që duhej ndjekur vendi ynë në ato vite të kthesave të mëdha. Ky ishte vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike, me orientim të qartë properëndimor, vizion që qëndroi në themele të rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, por edhe në themele të politikës së sotme të shtetit të Kosovës”, ka thënë kryekuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …