Veseli: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj ishin në shërbim të atdheut deri në momentet e fundit të jetës së tyre

Veseli: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj ishin në shërbim të atdheut deri në momentet e fundit të jetës së tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 21-vjetorin e rënies së tyre. Me këtë rast, Veseli ka thënë se rruga jetësore e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt ishte në shërbim të atdheut “Në 21-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë. Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …